Flash

Apeli i Policisë së Shtetit: Nëse konsumoni alkool mos përdorni makinat, do të ketë kontrolle në të gjitha rrugët e vendit

Lapsi.al 31 December 2021
Apeli i Policisë së Shtetit: Nëse konsumoni alkool mos

Policia e Shtetit ndodhet në gatishmëri për të menaxhuar fluksin e shtuar të mjeteve, por edhe lëvizjet e njerëzve në natën e ndërrimit të viteve. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se do të jenë të shtrirë në rrugët kryesore të vendit.

Ata apelojnë qytetarët që do të konsumojnë alkool gjatë festave që të përdorin mjete të transportit publik e jo makinat e tyre, pasi nëse rezulton gjatë kontrolleve se kanë konsumuar alkool do të përballen me penalitete të rënda.

Ata gjithashtu bëjnë me dije se rrugët do të monitorohen nga radarë dhe makina inteligjente, si dhe apelojnë drejtuesit e mjeteve që të vendosin rripin e sigurimit dhe kasakt mbrojtëse.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Nisur nga fluksi shumë i lartë i automjeteve, jo vetëm në qendrat urbane por edhe në akset nacionale dhe rurale, Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe ato të Patrullave të Përgjithshme, duke patrulluar me mjete të paloguara, si dhe po monitorohet qarkullimi i automjeteve me makinën inteligjente, dronë, radarë, kamera e aparatë fotografik, me qëllim parandalimin e akisdenteve rrugore.

Policia e Shtetit, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të qëndrojnë në radhë në ato akse rrugore ku ka lëvizje të ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.

Të mos shpejtojnë pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë dhe nga makina inteligjente dhe masa administrative do t’ju shkojë në banesë .

Të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse .

Të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe ditëve festive, drejtuesit e automjeteve në rast se do konsumojnë alkool të mos drejtojnë mjetet e tyre, por të përdorin mjetet e transportit publik, pasi Policia e Shtetit do të shtojë monitorimet duke përdorur alkooltestuesit në të gjitha rrugët e vendit.

Njëkohësisht Policia e Shtetit apelon për zbatim të masave anticovid, dhe për mospërdorim të fishekzjarrëve.

Festoni të gëzuar duke respektuar ligjin.

Policia e Shtetit ju uron gëzuar Vitin e Ri, mbarësi e shëndet, më shumë besim e bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt.

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë” tek një lavazh. Pas një konflikti të çastit 43-vjeçari ...

12:41

Plas arma në Lungomare të Vlorës

Një telefonatë ka mbërritur në policinë e Vlorë që ka sinjalizuar për të shtëna me armë zjarri në Lungomare. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e po...

12:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI