Flash

Bilanci i pandemisë, 2.036 qytetarë humbën jetën nga COVID-19 në Shqipëri në vitin 2021

Lapsi.al 31 December 2021
Bilanci i pandemisë, 2.036 qytetarë humbën jetën nga

Viti 2021 mbyllet me një bilanc zyrtar prej 2036 viktimash nga covid-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për dy humbje jete në 24 orët e fundit. Një vajzë 35-vjeçare dhe një qytetar 80 vjeç, ndërkohë qe në total që nga nisja e pandemisë në vendin tonë janë riregjistruar 3217 humbje jete.

Përsa i përket infektimeve janë gati 152 mijë raste të reja me koronavirus që janë regjistruar gjatë 2021. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Sipas autoriteteve vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë./ BW

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë” tek një lavazh. Pas një konflikti të çastit 43-vjeçari ...

12:41

Plas arma në Lungomare të Vlorës

Një telefonatë ka mbërritur në policinë e Vlorë që ka sinjalizuar për të shtëna me armë zjarri në Lungomare. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e po...

12:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI