Flash

Banka shpërndan gabimisht 154 milionë euro në llogaritë e 2 mijë personave

Lapsi.al 30 December 2021
Banka shpërndan gabimisht 154 milionë euro në llogaritë e 2

Banka “Santander”, dega e saj në Britaninë e Madhe u ka dhënë kuptim Krishtlindjeve për të paktën 2 mijë klientë të saj. Më 25 dhjetor kjo bankë ka depozituar gabimisht 154 milionë euro në llogari të ndryshme.

“Pagesa u nda në 75 mijë transaksione për klientë të korporatave dhe komerciale”, - deklaroi banka Santander në një reagim të bërë të enjten.

“Na vjen keq që për shkak të një problemi teknik, disa pagesa për klientët tanë të korporatave janë dubluar gabimisht”, - thuhet në deklaratë.

Banka është duke punuar që të kthejë paratë e shpërndara gabimisht, por një pjesë e tyre kanë përfunduar në llogari të bankave rivale dhe rikthimi mund të jetë mjaft i ndërlikuar.

“Santander UK” është një degë tërësisht në pronësi të bankës globale Banco Santander, e cila ka selinë në Spanjë. Dega britanike ka 14 milionë klientë aktivë dhe 616 degë të shpërndara.

Gabime të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët kur një bankë depozitoi aksidentalisht 50 miliardë dollarë në llogarinë e një familjeje në Luiziana të SHBA, por paratë u rikthyen.

Gafa më e rëndë është bërë nga Citibank që humbi 500 milionë dollarë. Në fakt ajo u dërgoi aksidentalisht në llogari 900 milionë dollarë huadhënësve të kompanisë kozmetike Revlon.

400 milionë mundi t’i rikthejë ndërsa për marrjen e 500 milionë të tjerëve shkoi në gjykatë me argumentin se ato nuk ishin paguar vullnetarisht.

Por në shkurt, një gjykatës i Gjykatës së Qarkut të SHBA vendosi se banka nuk do të lejohet të rikuperojë paratë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI