Flash

Lejuan parcelat me kanabis, urdhër arresti për disa zyrtarë policie në Fier

Lapsi.al 29 December 2021
Lejuan parcelat me kanabis, urdhër arresti për disa zyrtarë

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së në Fier, ka lëshuar disa urdhër arresti për disa zyrtarë policie në këtë zonë. Në pranga ka rënë, shefi i seksionit të krimeve në Mallakastër, Komisar E. M. Nën Komisari i Policisë së Mallakastrës E. V., dhe disa inspektorë. Sipas njoftimit të SHÇBA ato akuzohen për kultivim droge e shpërdorim detyre.

Njoftimi i SHÇBA:

Fier – Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Fier në bazë të urdhrit të ekzekutimit dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkallës së Parë Fier, ka ekzekutuar vendimin penal datë 28.12.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal për disa punonjës policie të zinxhirit komandues dhe përgjegjës të Komisariatit të Policisë Mallakastër, si më poshtë:

– Komisar E.K., me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.

– N/Komisar E.V., me detyrë Specialist i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.

– Inspektor E.B., me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe të Përgjimit në DVP Fier, me masë sigurie “Arrest në burg”.

– Inspektor E.L., me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, me masë sigurie “Arrest në burg”.

– Inspektor O.K., me detyrën e Laborantit Kriminalistik pranë DVP Fier, me masë sigurie “Arrest në burg”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” edhe për punonjësit e mëposhtëm të policisë:

– Komisar G.P., në detyrën e ish-Shefit të Komisariatit të Policisë Mallakastër

– Inspektor Y. K., me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër

– Inspektor I.B., me detyrë SPZ pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër

Masat e sigurisë për këtë procedim penal janë nxjerrë në vijim të procedimit penal për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, ku pas hetimeve të kryera, në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës, u evidentuan disa parcela të kultivuara me bimë narkotike, ngjarje për të cilën më herët janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas.

Ndërsa hetimet për punonjësit e strukturës policore, përgjegjës për këtë zonë, vijuan nga strukturat e hetimit të SHÇBA Fier, ku në vijim të procedimit penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë disa mujore, është bërë e mundur grumbullimi i provave dhe fakteve për këta punonjës policie për veprat penale sipas neneve 238, 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Këta punonjës policie dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën gjatë periudhës qershor – shtator 2021 duke lejuar, apo favorizuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve të arrestuar më parë nga Prokuroria e Rrethit Fier për kultivim të bimëve narkotike.

Nga hetimi i këtij procedimi penal është bërë e mundur sigurimi i provave ku janë gjetur disa parcela në vende të ndryshme të hapura dhe të mbjella në disa sipërfaqe të njësisë administrative Poçem, Mallakastër.

Hetimet për këtë procedim penal vazhdojnë.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Të këshilluara

Merr flakë makina në Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje, mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në rrugën “Azem Meshi”. Burime zyrt...

19:16

Covid, rekord infektimesh edhe në Greqi

Një tjetër rekord infektimesh me Covid për të dytën ditë radhazi është shënuar në Greqi. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se pas testimeve të kryera janë ...

18:28

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI