Flash

Vit i rekordeve: Devolli Corporation me 400 milionë qarkullim, 200 milionë eksporte, 4.200 punëtorë dhe 15 mijë bashkëpunëtorë

Lapsi.al 29 December 2021
Vit i rekordeve: Devolli Corporation me 400 milionë qarkullim, 200

Devolli Corporation ka vazhduar edhe këtë vit të shënojë rekorde të reja, duke mbajtur statusin e korporatës lidere në vend. Në vitin 2021, kjo korporatë, me degët e saj në Kosovë dhe botë, ka arritur një qarkullim të përgjithshëm prej rreth 400 milionë eurosh, prej të cilave rreth 200 milionë janë eksport në vendet e Evropës, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Për të realizuar këto suksese, në kompanitë e korporatës kanë dhënë kontributin afro 4.200 të punësuar dhe rrjeti prej rreth 15 mijë bashkëpunëtorëve të drejtpërdrejtë.

Këto arritje u konstatuan edhe në vizitën që kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, bashkë me anëtarë të tjerë të kësaj ode, bënë në Comodita dhe Devolli Corporation, duke parë nga afër procesin e punës dhe kushtet e ofruara.

“Comodita është e veçantë dhe Devolli Corporation, për të gjitha eksportet që i bën dhe që arrijnë të ndryshojnë bilancin tregtar të vendit, i cili për shumë vite me radhë ka qenë tejet negativ. Sot Devolli ka 1/3 e eksporteve që Kosova do të shënojë edhe dy ditë deri në fund të këtij viti”, ka thënë Zeka në një konferencë, pas vizitës në Comodita. ”Kjo është arritje historike për Kosovën”.

Nga ana tjetër, drejtoresha Operative e ‘Devolli Corporation’, Granita Bunari, tha se ky vit ka qenë tejet i suksesshëm për këtë kompani. Kjo, sipas saj, është arritur me përkushtim të pashoq të menaxhmetit dhe të të punësuarve të korporatës.

“Po e mbyllim një vit jashtëzakonisht të suksesshëm, marrë parasysh të gjitha të hyrat e shitjes në përgjithësi, por edhe eksportet kanë pasur një rritje goxha të madhe. Kur them kështu kam parasysh që në të gjitha fabrikat prodhuese të korporatës Devolli kemi arritur një qarkullim rreth 400 milionë euro, 200 prej të cilave janë eksport jashtë vendit”, ka thënë Bunari.

Comodita është prodhuesi më i madh i dyshekëve në Kosovë dhe rajon.

Devolli Corporation, edhe pse duke punuar në kushtet e pandemisë, që ka ndikuar edhe në fushën e afarizmit, ka vazhduar në mënyrë progresive të rrisë kapacitetet e saj në industrinë e prodhimit, njëkohësisht duke arritur shifra rekorde të qarkullimit, të eksporteve dhe punësimit, në të gjitha njësitë e operimit./ Klan Kosova

Të këshilluara

Covid, rekord infektimesh edhe në Greqi

Një tjetër rekord infektimesh me Covid për të dytën ditë radhazi është shënuar në Greqi. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se pas testimeve të kryera janë ...

18:28

Emërohet komandanti i ri i Forcës Detare

Presidenti Ilir Meta ka emëruar Adnan Agastra Komandat të Forcës Detare. Agastra më herët ka qenë Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes. Dekreti: RE...

14:06

Emërohet Komandanti i Forcës Detare

Kundëradmirali Adnand Agastra, me detyrë ‘Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes’, në Forcën Detare, emërohet ‘Komandanti Forcës Detare’. Dekreti është ...

13:34

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI