Flash

Nuk ka orë policore në 31 dhjetor/ Manastirliu: Vijnë në Shqipëri 375 mijë doza vaksine Pfizer

Lapsi.al 29 December 2021
Nuk ka orë policore në 31 dhjetor/ Manastirliu: Vijnë në

Në datën 31 dhjetor do të vijnë në Shqipëri 375 mijë vaksina Pfizer. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila doli në një deklaratë për gazetarët pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ndërkohë Manastirliu ka theksuar se deri më tani në Shqipëri kanë ardhur më shumë se 2.6 milion vaksina. Lidhur me pyetjen e llojeve të vaksinave që do të vijnë në Shqipëri, Manastirliu ka thënë se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë.

Kanë ardhur më shumë se 2.6 milion. Jemi në pritje më 31 dhjetor nga Pfizer për një sasi tjetër të vaksinave. 375 mijë vaksina Pfizer. Në fund të dhjetorit falë mbështetjes së BE. Jemi në pritje të kontratës së re. Për 2022 do kemi 1.5 milion doza vaksina. Nga Covax ne jemi të përfshirë si vend me vetëfinancim. Kemi 500 mijë doza vaksine që do të vijnë. Dhe shteti në Covax do zgjedh nga vaksinat. Pra ka vaksina Astra Zeneca apo Pfizer. Gjithashtu edhe NovaVax, apo Sinovax, Sinopfarm. Deri më sot nuk kemi thirrje nga Covax për vaksinën turke. Por nëse do kemi do e vlerësimi.” tha Manastirliu.

Ndërsa e pyetur se çfarë ka të veçantë nata e ndërrimit të viteve që është hequr ora policore, Manastirliu tha se vendimi është bazuar në situatën epidemiologjike në vend. Ministrja shtoi se në atë natë duhet të ketë kujdes të madh, sa më pak kontakte dhe masa mbrojtëse

Të këshilluara

Emërohet komandanti i ri i Forcës Detare

Presidenti Ilir Meta ka emëruar Adnan Agastra Komandat të Forcës Detare. Agastra më herët ka qenë Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes. Dekreti: RE...

14:06

Emërohet Komandanti i Forcës Detare

Kundëradmirali Adnand Agastra, me detyrë ‘Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes’, në Forcën Detare, emërohet ‘Komandanti Forcës Detare’. Dekreti është ...

13:34

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI