Flash

Të huajt në Shqipëri, rritet numri, pjesa më e madhe nga Irani, Italia e Turqia

Lapsi.al 24 December 2021
Të huajt në Shqipëri, rritet numri, pjesa më e madhe nga

Shqipëria po “josh” të huajt. Numri i tyre gjatë vitit të shkuar arriti në 13,609 duke u rritur me 0,8 për qind krahasuar me 2019-n. Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, pjesa më e madhe janë nga Irani, Italia, Turqia apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shon dhe Lara Curny janë një çift amerikan që prej 4 vitesh jetojnë në Elbasan.

“Prej katër vitesh jetoj në Elbasan dhe jam mësues i gjuhës angleze në një shkollë. Më pëlqen Shqipëria, madje mund të them se e dashuroj. Tani për tani nuk kemi ndërmend të lëvizim nga këtu”, tregon Shon Curny.

“Ndryshe nga bashkëshorti im, i cili është mësues, unë aktualisht po qëndroj në shtëpi. Kemi miq shqiptarë e amerikanë dhe mund të them se na pëlqen jetesa këtu”, shprehet bashkëshortja e Shon, Lara Curny.

Ahmad Amursi është një inxhinier 40 vjeçar që prej mëse një viti ka zgjedhur të jetojë në kryeqytetin shqiptar.

“Unë me profesion jam inxhinier elektrik. Punoj në një kompani shqiptare dhe roli im është të mësoj më të rinjtë. Është një lloj shkëmbimi eksperiencash. Planifikoj të qëndroj këtu edhe për ca kohë edhe pse familja ime aktualisht gjendet në Francë”, deklaron Khalid Traibi.

Ka edhe nga të huaj që kanë ardhur për të kaluar pushimet, por që thonë se po vlerësojnë të qëndrojnë këtu.

“Unë bashkë me disa miq të mi. Ishte më shumë kuriozitet. Unë me profesion jam inxhinier dhe me sa kam folur, ky treg po zhvillohet këtu. Pas pushimeve të fundvitit, do rikthehem”, shpjegon Ahmad Amursi.

Pjesa më e madhe e të huajve që jetojnë në vend kanë ardhur për t’u punësuar, të tjerët për bashkim familjar apo studime.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga rreth mbi 13 mijë e 600 te huaj në vendin tonë, gati 64 për qind e tyre janë burra, ndërsa pjesa tjetër gra.(A2)

Të këshilluara

Aksident në Përmet, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Përmet-Çarshovë. Policia njofton për dy persona të plagosur. Informacioni paraprak nga policia Rreth or...

17:21

Dështimi më i madh teknologjik i 2021-shit

Për shumë njerëz, viti 2021 ishte një përzierje shprese dhe sfide, pasi vaksinat kundër Covid u bënë më të disponueshme, por pandemia u zvarrit për një vit tjet...

12:12

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI