Në verën e 2009-s, efektivët e policisë Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari dhe Altin Dizdari do të humbisnin jetën në krye të detyrës në aksionin për të arrestuar Dritan Dajtin pranë plazhit “Iliria” në Durrës. Bashkia e Tiranës ka vendosur që t’i nderojë 4 dëshmorët e atdheut duke emërtuar 4 rrugë të reja në kryeqytet si vlerësim për sakrificën e tyre sublime për të garantuar zbatimin e ligjit.