Flash

Berisha: Anëtarët e PD do ta nxjerrin Bashën nga zyra

Lapsi.al 23 December 2021
Berisha: Anëtarët e PD do ta nxjerrin Bashën nga zyra

Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi se anëtarët e PD-së do ta shoqërojnë njerëzisht kryetarin Lulzim Basha pasi sot Komisioni i Rithemelimit i dërgoi ultimatumin e lënies së zyrës deri në 5 janar.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Berisha tregoi se ai nuk mund të ndërhyjë në këtë gjë, pasi anëtarët e partisë janë përmbaruesit e këtij vendimit të sotëm të Komisionit të Rithemelimit, në përputhje me rezultatin e referendumit të 18 dhjetorit që u shpreh pro-shkarkimit të Bashës.

“Anëtarët e PD do ta shoqërojnë Bashën njerëzisht jashtë selisë në mënyrë përfundimtare. Ata janë përmbaruesit e vendimit të tyre.

Nuk ka punë Sali Berisha me këtë. U mblodhëm në protestën e fundit, shumë njerëz kishin dëshirë ta nxirrnin nga selia. Jo thashë, do ti çohet një shkresë. S’kemi pse humbasim ne seriozitetin. I thamë je deputet, liro ato zyra sepse deputetët nuk kanë zyrë.

Mund të bëhej më shpejtë, por i dhamë kohë. Gjithçka është bërë konform rregullave me qytetari. Por, a ka mundësi Sali Berisha për ta ndërprerë këtë? Absolutisht jo. Këtë nuk mund ta ndaloj absolutisht sepse është vendim i anëtarësisë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI