Flash

Para dhe pushtet, dalin emrat e deputetëve ndër më të paguarit

Lapsi.al 23 December 2021
Para dhe pushtet, dalin emrat e deputetëve ndër më të

Pas publikimit të databazës me të dhënat personale dhe vendet e punës e pagesat e mbi 600 mijë qytetarëve, një tjetër listë është publikuar ditën e sotme, ku përveç informacioneve të sipërpërmendura, ishin përfshirë dhe numrat e celularëve. Në mesin e emrave të listës së dytë që përkon me muajin prill 2021, janë dhe deputetët e Kuvendit, si dhe të këshilltarëve.

Me pagesën më të lartë, sipas kësaj databaze, është kryetari i Kuvendit me një vlerë prej 228.730 lekë. Asokohe në këtë pozicion ka qenë Gramoz Ruçi.

Pas tij renditet këshilltari i Kryetarit të Kuvendit me një pagë prej 192.900 lekësh ndërsa pasohet nga deputetja Vasilika Hysi me një rrogë prej 187.610.

Me të njëjtën shumë rezulton dhe ish-deputeti Myslim Murrizi. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla figuron me pagë 180.286 lekë dhe që pasohet nga një tjetër punonjës, Drejtor Drejtorie në administratën shtetërore me 174,400.00 lekë.

Mimi Kodheli figuron me pagë 164,609.00 lekë, ndërsa me po të njëjtën pagë figuron edhe Rudina Hajdari./ Panorama

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI