Flash

Dodik: Shpërbërje e mundshme e Bosnje-Hercegovinës nëse s’zgjidhet kriza

Lapsi.al 23 December 2021
Dodik: Shpërbërje e mundshme e Bosnje-Hercegovinës nëse

Në qoftë se kjo krizë nuk zgjidhet, shpërbërja e Bosnje-Hercegovinës është e mundur dhe Republika Sërpska do të shkojë drejt daljes, askush nuk duhet të dyshojë në këtë, ka thënë Millorad Dodik, anëtar i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës në një konferencë për media, më 23 dhjetor, në Sarajevën Lindore.

Dodik vlerësoi se situata në Bosnje-Hercegovinë “ka shkuar deri në absurditet” dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian “që të ndalojë së konsideruari Bosnje-Hercegovinën si një eksperiment”.

“Dy nga tre popujt konstituivë nuk e mbështesin rrugën kah po shkon Bosnje-Hercegovina, në mënyrën sesi myslimanët e paramenduan Bosnje-Hercegovinën, në të cilën kroatëve do t’ua zgjidhnin përfaqësuesit ‘e tyre’, ndërkaq serbëve do t’ua merrnin pyjet, do t’ua merrnin tokat dhe më pas do të kërkonin që ne t’i të duartrokasim. Bosnje-Hercegovina e tillë nuk është e mundshme”, tha Dodik.

Ai theksoi se dy vendet më të rëndësishme për Bosnjën dhe Hercegovinën janë Serbia dhe Kroacia dhe shtoi se “marrëdhëniet e lidershipit mysliman nuk kanë qenë kurrë më të këqija me Kroacinë, ndërkaq që as me Serbinë nuk janë të shkëlqyera”.

“Kur i shtoni kësaj se ata u përfshinë edhe në konflikte me Hungarinë, krejtësisht pa nevojë. Veçanërisht të orkestruar me shumë urrejtje, ata po krijojnë një histori sesi një ndikim i dëmshëm rus po përhapet vazhdimisht këtu. Ata po përpiqen të shkatërrojnë palën serbe dhe kroate. Një Bosnje-Hercegovinë e tillë është e pamundur të ekzistojë. Është e nevojshme që sa më shpejtë t’i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë, Hungarinë, Kroacinë, Kinën”, theksoi Dodik.

Ai tha gjithashtu se brezi aktual “ka një shans për të ruajtur Bosnje-Hercegovinën dhe se brezi i ardhshëm nuk e ka atë shans”. I pyetur nga gazetarët se pse boshnjakët po i quan myslimanë, ai tha se me këtë nuk po e ofendon askënd, sepse “deri në vitin 1993 kanë qenë myslimanë”.

“Ata nuk pushuan të na ofendojnë me ‘serbët e Bosnjës’. Besoj që të gjithë boshnjakët janë myslimanë, shumica dërmuese. Në kuptimin e identitetit nuk po gabohem shumë”, tha Dodik.

Ai njoftoi se përfaqësuesit e entitetit Republika Sërpska do të kthehen në institucionet e Bosnje-Hercegovinës nëse tërhiqet vendimi për ndalimin e mohimit të gjenocidit, i vendosur nga ish-Përfaqësuesi i Lartë, Valentin Inzko.

Dodik foli pas seancës së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, në të cilën votoi kundër të gjitha pikave të rendit të ditës.

Përfaqësuesit politikë nga Republikën Sërpska kanë bllokuar punën e institucioneve shtetërore që nga fundi i korrikut, kur ish-Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Valentin Inzko imponoi ndryshimet në Kodin Penal të Bosnje- Hercegovinës, me të cilat ndalohet mohimi i gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990./Express

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI