Flash

Shkatërroi ambientet e burgut të Reçit, kapet në Hanin e Hotit 22-vjeçari

Lapsi.al 16 December 2021
Shkatërroi ambientet e burgut të Reçit, kapet në Hanin e

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim i kapur në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit.

Ky person ka qenë i arrestuar me burg për disa akuza ndërsa ka qenë në burgun e Reçit në vitin 2020.

“Nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim V. S., 22 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr’’ dhe “Rebelimi i të burgosurve”. Shtetasi V. S., gjatë kohës që ka qenë duke vuajtur dënimin për një vepër tjetër penale, në burgun e Reçit, në 22 mars 2020, në bashkëpunim me disa të burgosur të tjerë, ka shkatërruar me zjarr ambientet e dhomave të burgimit dhe ka kundërshtuar punonjësit e burgut gjatë kryerjes së detyrës.” – bën me dije policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Të këshilluara

Meta kthen ligjin për taksat kombëtare

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend një tjetër ligj ditën e sotme, atë për taksat kombëtare. Presidenti thekson se me ndryshimet e propozuara edhe në këtë ...

19:36

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI