Flash

Berisha: Basha është i shkarkuar, PD e drejton sot Komisioni i Rithemelimit

Lapsi.al 16 December 2021
Berisha: Basha është i shkarkuar, PD e drejton sot Komisioni i

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se tashmë PD nuk drejtohet nga Lulzim Basha, por nga Komisioni i Rithemelimit që u krijua në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Në emisionin 'Opinion', Berisha tha se anëtarë e këtij komisioni janë shpërndarë në Shqipëri për të organizuar referendumin e 18 dhjetorit.

"PD sot e drejton Kuvendi Kombëtar që u mblodh në 11 dhjetor. Dhe ky Kuvend do e drejtojë deri në datën 22 mars. Kuvendi ka autorizuar një grup të përkohshëm prej 29 vetash.

Grupi kolegjial ka shkuar në seli, ka kryer mbledhjen për të dëshmuar delegatëve se vendimi u zbatua. kurse sot grupi është në të katër anët e Shqipërisë për të organizuar për herë të parë në historinë e një partie politike, një ngjarje madhore, referendumin të thirrur tashmë nga Kuvendi i anëtarësisë.

Ai po merret me brava, me organizime të turpshme, si ato të djeshmet. Basha është minoranca më e thellë që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri, por ne po e bëjmë për të respektuar anëtarësinë.

Ai është i shkarkuar, është deputeti Basha, me votën e 4446 delegatëve. Nëse Lulzim Basha do të thoshte po do të thërrasim Kuvendin, ky proces nuk do të kishte shkuar këtu.

Edi Paloka i ka propozuar Lulzim Bashës nuk ke alternativë tjetër veçse të votëbesohesh në anëtarësi ose Kuvend. Ai ka thënë me Berishën kundër s'mund ta bëj kurrë atë" – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Meta kthen ligjin për taksat kombëtare

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend një tjetër ligj ditën e sotme, atë për taksat kombëtare. Presidenti thekson se me ndryshimet e propozuara edhe në këtë ...

19:36

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI