Flash

Tension edhe në degën e PD në Elbasan, dyert mbyllen me dryna

Lapsi.al 16 December 2021
Tension edhe në degën e PD në Elbasan, dyert mbyllen me dryna

Tension edhe në degën e PD-së së Elbasanit. Sekretari i degës për këtë degë Blendi Himçi bëri një kallëzim penal në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit për ndryshimin e bravave dhe mbylljen e zyrave të selisë së degës së partisë demokrate të këtij qyteti.

“Akt i turpshëm, ne nuk ndalemi. Nesër do të hapim zyrën”, - u shpreh sekretari Himçi para medieve që dihet se është rreshtuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Si sekretar i degës nuk kam kryer detyrën time. Ne nuk ndalemi nesër do të hapim derën e PD për të ushtruar funksionet tona. Të shtunën do të bëjmë referendumin në ambientet e PD”, - tha ai.

Ndryshimi i bravave të dyerve të zyrave së degës në Elbasan u denoncua gjatë pasdites edhe nga deputeti demokrat Luçiano Boçi.

Ka reaguar edhe PD me anë të kryetarit të degës Eugen Isaj i cili tha dyert janë të hapura dhe kushdo mund të vijë në PD. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Meta kthen ligjin për taksat kombëtare

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend një tjetër ligj ditën e sotme, atë për taksat kombëtare. Presidenti thekson se me ndryshimet e propozuara edhe në këtë ...

19:36

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI