Flash

Ekspertiza nxjerr vetëvarsje vdekjen e Konstandinos Kacifas/ Familjarët: Si ka vrarë veten kur ishte plagosur në gjoks

Lapsi.al 16 December 2021
Ekspertiza nxjerr vetëvarsje vdekjen e Konstandinos Kacifas/

Çështja e vdekjes së ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas në fshatin Bularat, është pushuar zyrtarisht nga Gjykata e Gjirokastrës. Vendimi është marrë në 13 dhjetor, nga gjyqtarja Suela Dashi, e cila vendosi të pranojë kërkesën e prokurorit Julian Çafka. Sipas gazetarit Elton Qyno, ekstremisti grek është vetëvrarë në ngjarjen e 28 tetorit 2018. Po ashtu, në seancën e zhvilluar pak ditë më parë në Gjirokastër, në sallën e gjyqit ka qenë i pranishëm vetëm Jani Kacifas, babai I të ndjerit.

Çështja u dorëzua që në maj të këtij vitit në Gjykatë me përfundimin se Kaçifas ishte vetëvrarë, por dosja u rikthye tek prokurori për të vazhduar hetimet.

Megjithatë ekspertiza e mjekëve ligjorë shqiptarë, ka arritur në përfundimin se dy plagët në trupin e viktimës janë kryer me puthitje dhe kanë faktorë plotësues, çka flet për vetëvrasje.

“Ekspertiza mjeko-ligjore me Nr.597/1 e kryer për këtë çështje, ka dalë në përfundimin se asnjë armë e forcave RENEA nuk ka qëlluar mbi Kostandin Kacifasin.Konkluzioni i ekspertit thotë se viktima ka dy plagë në gjoks të kryera me puthitje nga armë zjarri, me drejtim tejshkues nga para mbrapa. Në pjesën e hyrjes, evidentohen faktorët plotësuese të barutit dhe djegies së lëkurës. …plaga me puqitje të plotë është shkaktuar e para dhe është ajo që ka shkaktuar vdekjen, ndërsa plaga tjetër është shkaktuar e dyta,”-thuhet në dosje.

Duke përjashtuar kështu edhe versionin zyrtar që u dha nga forcat speciale të RENEA-ve, që morën përsipër dhe përgjegjësite e eliminimit të tij. E gjitha me pretendimin se kishte rrezik për shoqërinë.

Ndërkohë që ekspertiza pretendon diçka, e zyrtarisht Policia e Shtetit diçka tjetër, ngërçi dhe paqartësia mes institucioneve ka sjellë edhe konfuzion sidomos tek familjarët e të ndjerit. Si mundet një person të qëllojë disa herë veten e tij ndërkohë që është i plagosur? Deri më tani është premtuar nga familjarët se çështja do të dërgohet edhe në Gjykatën e Strasburgut, pasi pretendojnë se i riu është vrare

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI