Flash

Presidenti ukrainas: Sanksionet duhen përpara pushtimit nga Rusia

Lapsi.al 16 December 2021
Presidenti ukrainas: Sanksionet duhen përpara pushtimit nga Rusia

Sipas presidentit të Ukrainës, sanksionet e BE-së janë të nevojshme përpara se të ndodhë ndonjë pushtim i mundshëm nga Rusia.

Volodymyr Zelensky e mori fjalën pas një takimi midis liderëve evropianë dhe anëtarëve të Partneritetit Lindor - Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, Armenia dhe Azerbajxhani.

"Kam arritur t'u shpjegoj kolegëve tanë evropianë se për ne është e rëndësishme që të zbatohen përpara sanksionet sesa mbrapa fillimit të çdo konflikti...se nëse kjo ndodh, nuk ka përshkallëzim," tha Zelensky.

Në takimin e parë me të gjitha palët që nga viti 2017, liderët e BE-së po përpiqeshin të ringjallnin marrëdhëniet e tyre me pesë ish-republikat sovjetike.

Qëllimi fillestar i takimit ishte përforcimi i marrëdhënieve me Brukselin, por tensionet me Rusinë rrëmbyen vëmendjen.

Tani ekziston një pritshmëri që BE-ja do të japë garanci për mbështetje kundër çdo agresioni rus, pas "destabilizimit të vazhdueshëm" të fqinjëve lindorë të Evropës.

Para samitit, u zhvilluan një sërë takimesh dypalëshe, kryesisht me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ndërkohë që trupat ruse vazhdonin të grumbulloheshin në kufirin me Ukrainën.

Udhëheqësit e BE-së donin të tregonin mbështetjen e tyre të qartë për integritetin territorial të Kievit, por samiti njëditor në Bruksel tregoi suksesin e kufizuar të politikës së Brukselit për të mbledhur partnerët e vet lindorë në vathë.

Tre prej tyre deri më tani kanë kërkuar anëtarësim: Gjeorgjia, Ukraina dhe Moldavia, por, siç qëndrojnë gjërat, anëtarësimi në klub ka shumë pak gjasa, pasi Rusia e konsideron rajonin oborrin e shtëpisë së saj ku, natyrisht, ka interesa sigurie.

Megjithatë, kishte një mungesë të dukshme, presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, i cili vendosi të pezullojë anëtarësimin e tij në Partneritetin Lindor në fillim të këtij viti pas sanksioneve të vendosura nga BE.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI