Flash

“Dua mamin”/ Vajza e vogël i ndërpret intervistën LIVE Jorida Tabakut (VIDEO)

Lapsi.al 15 December 2021
“Dua mamin”/ Vajza e vogël i ndërpret intervistën

Vajza e deputetes së PD Jorida Tabaku është bërë për herë të parë pjesë e një interviste. Gjatë intervistës në Radarin Informativ në Abc, vajza e Tabakut ka ndërhyrë në mes të intervistës ku po fliste për inceneratorët, duke shkuar pranë deputetes teksa po qante.

“Dua mamin” është dëgjuar të thoshte vajza. (KLIKO KETU) Deputetja në pamundësi për të bërë diçka, ka vijuar ti përgjigjet pyetjes së gazetares Jonida Shehu ndërsa mbante të përqafuar vajzën.

Për disa momente ka qenë e vështirë vijimi i intervistës prandaj gazetarja Jonida Shehu i ka kërkuar Tabakut që të ndërpresë në mënyrë që të qëndronte pranë vajzës dhe ta qetësonte. Por një familjar i deputetes ka ndërhyrë në ato momente dhe e ka marrë vajzën në dhomën tjetër, në mënyrë që ajo të vijonte intervistën.

Deputetja kërkoi ndjesë disa herë duke thënë se kjo ishte hera e parë që i ndodh një gjë e tillë. Intervista ka vijuar, por nuk ka zgjatur shumë, në mënyrë që deputetja të shkonte pranë të bijës.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI