Kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit të tij qeveritar janë takuar mbrëmjen e sotme me ambasadorë të vendeve të SHBA dhe BE në një darkë pune në një restorant te Gjergj Luces në Elbasan. Mes tyre e pranishme është edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Nuk dihet ende fokusi i bisedës si dhe as emrat që janë të pranishëm në këtë takim me kryeministrin Edi Rama.
Dy ditë më parë ambasadorët e vendeve të SHBA dhe Bashkimit Europian në vendin tonë u takuan me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu lidhur me situatën e krijuar në PD pas ndarjes në dy kampe.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/12/WhatsApp-Video-2021-12-15-at-7.41.57-PM.mp4"][/video]