Ka ndërruar jetë shtetasi Banush Balla i cili u aksidentuar nga një makinë në aksin rrugor Elbasan-Papër, fshati Vidhas. Sipas policisë, 65 vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Elbasan/ Informacion paraprak
Me datë 15.12.2021, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Elbasan-Papër, fshati Vidhas, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin N. N., 21 vjeç ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. B., 65 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi B. B., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.