Flash

Ambasada e SHBA përgjigje Berishës: 200 non grata, askujt nuk iu kërkua falje

Lapsi.al 16 December 2021
Ambasada e SHBA përgjigje Berishës: 200 non grata, askujt nuk iu

Kërkesa e Sali Berishës nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike që u zhvillua në stadiumin Air Albania për rishqyrtim të vendimit për ta shpallur non grata ka marrë përgjigje nga ambasada amerikane në Tiranë përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Ambasada shkruan se janë 200 persona të shpallur non grata në Shtetet e Bashkuara dhe për asnjërin prej tyre nuk po përgatitet asnjë kërkesë për falje.

"Nëse kishit dyshime, numri i personave që janë shpallur 'Non Grata' mbi 200, numri i personave që u është hequr 'zero', numri i personave që po përgatitet një kërkesë për falje, 'zero", shkruhet në njoftimin e SHBA-së.

Edhe ditën që Berisha hyri në selinë e Partisë Demokratike tha se do ta pranonte një falje nga SHBA për shpalljen e tij non grata.

Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për Berishën u mor në 19 maj të këtij viti. Shkak ii vendimit sipas DASH ishte përfshirja në korrupsion madhor dhe minimi i demokracisë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI