Flash

Basha: Berisha po udhëheq lëvizje dumbabiste për t’iu imponuar demokratëve

Lapsi.al 16 December 2021
Basha: Berisha po udhëheq lëvizje dumbabiste për t’iu

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha refuzoi kategorikisht se ka krizë brenda selisë blu. Në emisionin “Open”, Basha e konsideroi lëvizjen për rithemelimin e partisë nga ish-kryeministri Sali Berisha si “lëvizje dumbabiste”, duke iu referuar kryengritjes së Haxhi Qamilit në 1914 për të anulluar Pavarësinë e Shqipërisë dhe që Perandoria Osmane të merrte sërish kontrollin e vendit tonë.

"Jo, nuk ka krizë legjitimiteti brenda Partisë Demokratike, ka një krizë legjitimiteti të Sali Berishës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët e kanë cilësuar non-grata, ka një vendim të Partisë Demokratikë, timin si kryetar i Partisë Demokratike, për pezullimin e tij nga grupi parlamentar dhe ka një lëvizje të Sali Berishës për tiu imponuar demokratëve me një lëvizje dumbabiste dhe për të marrë peng Partinë Demokratike për ta përdorur si mburojë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës", tha Basha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI