Flash

Kryeministri i ri bullgar, sinjale për zhbllokim të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 14 December 2021
Kryeministri i ri bullgar, sinjale për zhbllokim të negociatave

Lajm i mirë për Shqipërinë. Kryeministri i ri i Bullgarisë Kiril Petkov ka sinjalizuar se Sofja do t’i japë fund pengimit të përpjekjes së Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar me BE-në sapo qeveria e tij e re të marrë detyrën. Ky vendim është një shpresë e madhe edhe për Shqipërinë që deri tani ka qenë e bllokuar nga vetoja bullgare për Shkupin.

Kiril Petkov, i cili u konfirmua si kryeministër nga parlamenti i vendit të hënën pasi partia e tij mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e nëntorit, bëri zotimin teksa riafirmoi angazhimin e Bullgarisë ndaj NATO-s dhe perëndimit. “Ne jemi në anën e duhur të politikave të NATO-s dhe BE-së, 100 për qind”, tha ai për Financial Times.

“Ne do të propozojmë një proces të ri [për Maqedoninë e Veriut], shumë të shpejtë, me një afat kohor të kufizuar, vetëm gjashtë muaj” tha ai. Ai tha se kompromisi ishte i mundur. “Sapo vendosim të mirat në tryezë… diskutimet për kompromise janë shumë më të lehta”.

Petkov tha se qeveria e tij do t’i vendosë bisedimet me Maqedoninë e Veriut në një bazë të re. “Ne do të përdorim grupet e punës për të gjetur zgjidhje për çështje të tilla si aktiviteti i përbashkët ekonomik, infrastruktura, kultura dhe historia” tha ai , duke shtuar se një klimë pozitive do të hapte rrugën për perspektivën evropiane të Shkupit.

Kthesa vjen pasi Bullgaria vuri veton vitin e kaluar ndaj bisedimeve të pranimit të fqinjit të saj në BE mes mosmarrëveshjeve mbi historinë dhe identitetin. Kritikët në atë kohë akuzuan ish-udhëheqësin e qendrës së djathtë të Bullgarisë, Bojko Borisov, se iu drejtua nacionalizmit për të shkëputur vëmendjen nga protestat e muajve të tërë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Borisov u rrëzua në zgjedhjet e prillit, por dështimi për të rënë dakord për një koalicion çoi në zgjedhje të reja në korrik dhe përsëri në nëntor, kur partia qendrore e Petkov Ne Vazhdojmë Ndryshimin (PP) fitoi.

Të këshilluara

Kuvendit të Kosovës i fiken dritat (VIDEO)

Kriza e energjisë elektrike është ndjerë edhe në Kuvendin e Kosovës. Në mes të debatit në seancën e sotme plenare, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar pe...

18:43

Aksident në Maminas, një i plagosur

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Maminas-Manzë, ku një automjet ka goditur një karrocë. Për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja nd...

18:29

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI