Flash

Afera e inceneratorëve, sekuestrohen pasuritë e Lefter Kokës

Lapsi.al 14 December 2021
Afera e inceneratorëve, sekuestrohen pasuritë e Lefter Kokës

Janë sekuestruar pasuritë e ish ministrit të mjedisit Lefter Koka. Të sekuestruara janë edhe të dyja shoqëritë e përfshira, “Albtek Energy” dhe “Integrated Technology Services”. Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”

“Po kështu, me vendimin nr.484 akti, datë 13.12.2021 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

Caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive”për personin juridik “Albtek Energy” sh.p.k., me seli qëndrore në Elbasan, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të tij, si pasuri që është përdorur për kryerjen e veprave penale.

Caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive”për personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k., me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të tij, si pasuri që është përdorur për kryerjen e veprave penale.

Caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit L.K., të “88, 19 %” të aksioneve në pronësi të tij në shoqërinë tregtare “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu” sh.a., me Nipt J61811527M, me seli në Rrashbull, Durrës, që iu korespondon vlera prej 972 lekë, si pasuri ekuivalente me një pjesë të produkteve të veprës penale”,. thotë SPAK.

Të këshilluara

Arrestimi i Lefter Kokës, reagon Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim reagon pas arrestimit te ish ministrit Lefter Koka: “Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligj...

13:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI