Flash

Aksione policie në Tiranë, 11 persona në pranga

Lapsi.al 14 December 2021
Aksione policie në Tiranë, 11 persona në pranga

11 persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Policia e Tiranës bën me dije se është arrestuar shtetasin me iniciale F. H., 23 vjeç, pasi nëpërmjet telefonit, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase të mitur. Po ashtu ka rënë në pranga edhe shtetasit A. H., 55 vjeç; B. S., 55 vjeç; H. Ç., 38 vjeç; P. M., 29 vjeç dhe K. S., 18 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë të cilët akuzohen për vepra penale si kundërshtim i forcave të policisë, dhunë në familje dhe vjedhje.

Detaje nga policia: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. P., 36 vjeç, pasi gjstë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

—-

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– F. H., 23 vjeç, pasi nëpërmjet telefonit, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase të mitur;

– E. S., 38 vjeç, pasi u kap duke vjedhur në banesën e shtetasit R. F., 72 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në muajin shtator 2021, ka vjedhur një biçikletë në parkimin e një pallati.

—-

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. Sh., 31 vjeç, pasi në hyrje të parkingut te sheshi “Skënderbej”, ka goditur me grushte punonjësin e Policisë së Rendit Publik.

—-

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. B., 43 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

—-

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. D., 18 vjeç, pasi gjatë shoqërimit për verifikim, ka kundërshtuar punonjësin e Policisë së Rendit Publik.

—-

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. H., 55 vjeç; B. S., 55 vjeç; H. Ç., 38 vjeç; P. M., 29 vjeç dhe K. S., 18 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit T. N., 62 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, kanë goditur dhe kanë penguar për ushtrimin e detyrës, shtetasen B. D., 24 vjeçe, me detyrë gazetare, e cila kishte shkuar për të filmuar në një objekt ku shtetasi T. N., dhe A. Z., kishin një konflikt pronësie me një person tjetër.

—-

Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për shtetasit:

– D. C., 39 vjeçe, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

– A. K., 25 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;

– E. B., 31 vjeç dhe A. I., 27 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Arrestimi i Lefter Kokës, reagon Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim reagon pas arrestimit te ish ministrit Lefter Koka: “Veprimet e SPAK, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligj...

13:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI