Flash

Identifikohet autori që ekzekutoi Jurgen Dukën në market

Lapsi.al 14 December 2021
Identifikohet autori që ekzekutoi Jurgen Dukën në market

Është identifikuar autori i vrasjes së Jurgen Dukës, pak pas mesnate në Tiranë. Mësohet se bëhet fjalë për Arben Sulën, 27-vjeç, i cili është punonjës policie me detyrë agjent krimesh në Dibër. Mësohet se në momentin e ngjarjes punonjësi i policisë ishte jashtë shërbimit.

Nga dëshmitë e personave të përfshirë në ngjarjen në fjalë ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Gjatë kontrollit të rrobave të Jurgen Dukës, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një gëzhojë pistolete dhe një DVR me pamjet filmike të ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA-në vijon punën intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI