Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura

Lapsi.al 8 December 2021
Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor

Aksidentet rrugore janë shndërruar një tjetër vrasës i shqiptarëve, të cilët për shkak të shpejtësisë së madhe, mos respektimit të rregullave të qarkullimit kanë shkaktuar 165 humbje jete gjatë vitit 2021. Autoambulancat e qendrës kombëtare të urgjencave, të cilat shkojnë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, raportojnë në kohë reale për numrin e aksidenteve, i cili mbetet i lartë.

“Nga janari deri në fund të nëntorit janë 3.212 aksidente, përfshire edhe ato me motor dhe mjete të rënda”, thotë Skender Brataj.

Por një tjetër problem është ndihma e shpejtë që nuk dimë ta japim, pasi për të ndihmuar të aksidentuarit nxitojmë që t’i trasportojmë ata menjëherë, por në fakt më shume i dëmtojmë, pasi një lëvizje e gabuar mund të shkaktojë paralizë të të aksidentuarve.

Ndaj Brataj njofton se në Urgjencën Kombëtare vijojnë trajnimet e të gjithë personelit dhe grupeve që japin ndihmën e shpejtë, të cilët janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme./ Top Channel

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI