Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Bilanci ditor i Covid në Shqipëri: 346 raste të reja, 4 jetë të humbura

Lapsi.al 8 December 2021
Bilanci ditor i Covid në Shqipëri: 346 raste të reja, 4 jetë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur shifrat e koronavirusit në 24 orët e fundit. Ndërsa janë bërë 2317 testime, 346 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Ndërkaq 4 qytetarë kanë humbur jetën.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,317 testime, 346 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete dhe 566 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,317 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 346 qytetarë, në këto bashki: 146 në Tiranë, 27 në Fier, 16 në Durrës, 15 në Korcë, Elbasan, 14 në Lushnje, 11 në Sarandë, 9 në Kamëz, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, Berat, 6 në Krujë, Gramsh, 5 në Shkodër, 4 në Rroskovec, 3 në Shijak, Përmet, Tepelenë, 2 në Kukës, Kurbin, Vorë, Kavajë, Skapar, Devoll, 1 në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Memaliaj, Maliq.

Janë 5,982 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 156 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 79 vjeç nga Korça dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 566 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 193,533 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 346

Të shëruar në 24 orë 566

Të shtruar në spitale 156

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 2,317

Testime totale 1,411,627

Raste pozitive 202,641

Raste të shëruara 193,533

Raste Aktive 5,982

Humbje jete 3,126

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2993

Fier 637

Gjirokastër 528

Shkodër 424

Durrës 348

Berat 269

Elbasan 254

Vlorë 208

Lezhë 149

Korçë 98

Kukës 45

Dibër 37

Të këshilluara

Serbia rifillon blerjen e armëve nga Rusia

Dy vjet pasi u paralajmërua se Serbia do të ndërpresë furnizimin me armë, zyrtarët janë duke kontraktuar dërgesa të reja nga Rusia. Këto marrëveshje vijnë në ko...

17:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI