Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Paralajmërimi për Bashën/ Kuvendi i Berishës mbaron tek selia e PD

Lapsi.al 8 December 2021
Paralajmërimi për Bashën/ Kuvendi i Berishës mbaron tek

Pak ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi nga mbështetësit e Berishës të ishin gjakftohtë, duke shtuar se i kishte marrë masat për çdo skenar të Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Ndërkohë sot drejtoresha e komunikimit të “Foltores”, Floriana Garo ka thënë se Kuvendi do të nisë në Air Albania, por do të përfundojë në selinë e PD-së. Në një intervistë për Ora Neës, me gazetarin Arnold Kariqi, Garo zbulon detajet e Kuvendit Kombëtar.

“Do mbahet në Air Albanai, do të nisë rreth në orën 10. Janë mbledhur rreth 5200 firma të delegatëve. Delegatët që kanë firmosur të jenë në një zonë krejtësisht të veçuar nga pjesa tjetër e simpatizantëve, anëtarëve dhe të gjithë atyre që duan të jenë prezent. Kuvendi do të nisë në Air Albania dhe do të përfundojë në selinë e PD-së. Duam t’i sigurojmë sa më shumë transparencë medieve dhe anëtarëve. Të gjitha vendimet do të merren në Kuvend. Qëllimi ynë është të shkojmë në selinë e PD. Por vendimet do të merren në Kuvend. Ky Kuvend do shprehë vullnetin e demokratëve, vullnetin e anëtarësisë. Anëtarësia po merr në dorë fatin e partisë. Pas 11 dhjetorit nuk do ketë më dy grupime, por do ketë vetëm një Parti Demokratike, që shpreh vullnetin e demokratëve, që shpreh vullnetin a anëtarësie. Nuk do ketë më dy grupime të Partisë Demokratike,”- tha Floriana Garo.

Mbetet për t'u parë se si do të zhvillohen ngjarjet, megjithatë paralajmërimi që bën sot zëdhënësja e Berishës ka kohë që artikulohet nën zë, si një skenar që parashikon nxjerrjen nga zyra të Lulzim Bashës.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI