Flash

“Kërkoj sot falje për të gjitha përgjegjësitë e fajet tona”- Lulzim Basha: PD do të qëndrojë në këmbë

Lapsi.al 8 December 2021
“Kërkoj sot falje për të gjitha

Në Ditën e Rinisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar falje ndaj të gjithë shqiptarëve për atë pjesë të përgjegjësisë “që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensoinin e vuajtjes aty ku ishte 31 viite më parë”.

Sipas Bashës, PD do jetë e fortë dhe e bashkuar që të përmbushë misionin e dhjetoristëve të vitit 1990.

“Pra të kërkojmë falje, dhe e kërkoj sot faljen si kretari i PD, në emër të PD, për të gjitha ato përgjegjësitë tonat, gabimet tonat e pse jo dhe fajet tonat që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në shumë aspekte në dimensionin e vuajtjes, aty ku ishte 31 vite më parë e bashkë me këtë zotohem para jush në këtë ditë të shenjtë, ditën e rinisë e të lirisë se PD është në këmbë, PD është e fortë, PD ka ditur dhe do dijë të qendrojë në këmbë e fortë dhe e bashkuar se ne kemi një mision: lirinë demokracinë, Shqipërinë si gjithë Evropa, e kemi marrë nga dhjetoristët e nuk e dorëzojmë deri sa ta bëjmë realitet”, u shpreh Basha në aktivitetin për Ditën e Rinisë.

Kryedemokrati u shpreh se Levizja Studentore e vitit 1990 arriti te rrezoje komunizmin, por jo të zhbeje mentalitetin komunist.

“Nuk dua të zgjatem, dua të ndalem vetëm në një episod që më ka ngelur në mendje. Një vajzë më kujtohet që i kthehet Adil Çarçanit dhe i thotë nuk dua të lind më fëmijë për partinë tuaj. Është një thirrje që këtë e ndjejnë shumë nënëat. Kjo është një thirrje ndaj Adil Çarçanit. Kjo pasojë e diktaturës që i dha guxim, kjo pasojë është më e tmerrshme si kurrë. Është pasojë e një regjimi të ri, në forma më të sofistikuara shkel liritë, e shprehjes së mendimit dhe të drejtësisë. Është pasojë e këtij regjimi që Shqipëria po zbrazet me ritme më të shpejta si më parë. Përgjegjësi kryesor është regjimi që ka vrarë zgjedhjet, vrau votën e lirë. E dimë se detyra kryesore është të përballemi me këtë regjim. Nuk ka më kohë për mua dhe brezin tim se do ishte një mëkat i pashlyeshëm ndaj të rinjve të sotëm që të mos pranojmë atë pjesë të fajit që është e jona. Fakti që shkulëm komunizmin dhe jo mentalitetin komunist” – tha Lulzim Basha.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI