Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Astrit Patozi: Berisha e Basha po shqyejnë PD-në! Luftë për interesa personale

Lapsi.al 8 December 2021
Astrit Patozi: Berisha e Basha po shqyejnë PD-në! Luftë për

31-vjetori i vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri e gjen partinë Partinë Demokratike në krizën (ndoshta) më të madhe të saj. Ish-lideri demokrat Sali Berisha dhe kryetari aktual Lulzim Basha kanë mbledhur rreth vetes mbështetësit e tyre, duke i përçarë dukshëm demokratët. Edhe sot, ceremonitë e 8 dhjetorit, Basha dhe Berisha i zhvilluan më vete, ndërsa nuk kursyen as sulmet për njëri-tjetrin.

Kjo politikë që ata po ndjekin, Astrit Patozi e sheh si rrugën drejt rrënimit të Partisë Demokratike.

“E kam ndjekur me shumë trishtim përkujtimin e 8 dhjetorit në Tiranë. Po të mos e njihje historinë, mund të mendoje pa asnjë mëdyshje që Partia Pluraliste ishte ajo që themeloi pluralizmin në Shqipëri, ndërsa Partia Demokratike ishte pasardhëse e Partisë Komuniste. Sepse atmosfera ishte e tillë, qeveria apo mazhoranca ishte e bashkuar në një sallë koncertesh, ndërsa Partia Demokratike ishte e ndarë në dy foltore që sulmonin njëra-tjetrën, ku e vetmja gjë e përbashkët ishte ndjesa që i kërkonin demokratëve. Kjo panoramë të shkakton keqardhje, është e pamerituar dhe e padrejtë. Sepse PD-ja më shumë se të gjithë duhet të jetë krenare për 8 dhjetorin. Por, për shkak të një kursi të gabuar, sot demokratët janë kokulur, janë në një pikë krize, në kuotën më të ulët të besueshmërisë nga publiku dhe mbi të gjitha janë më të paqartë se asnjëherë për të ardhmen e vet”, u shpreh Patozi gjatë një interviste për gazetarin Denis Dyrnjaja në “Top Talk”.

Sipas tij, degradimin më të madh të demokracisë në Shqipëri po e pëson Partia Demokratike.

“Ata (Berisha dhe Basha) kanë marrë secili më vete flamurin e ringritjes ose të bashkimit. Janë më hipokrit dhe më të pabesueshëm se asnjëherë në jetën e tyre, një taksë që PD-ja duhet të paguajë. Janë duke e shqyer, duke e tërhequr me vete në dy copa.

Sali Berisha po pretendon sot rikthimin e pluralizmit në Shqipëri, që është njësoj si të pretendosh se rilindja e Edi Ramës është njësoj si Rilindja Kombëtare që solli pavarësinë e Shqipërisë.

Po e shantazhojnë dhe po e bëjnë personale. Sali Berisha po thotë sot që Lulzim Bashës, që i kishte falur dhe liberalizimin e vizave, dhe futjen në NATO, Rrugën e Kombit. Tani jo vetëm që ia mori, por thotë se ky tani po ndan lekët me krimin, me ‘Toyota Yaris’.

Nga ana tjetër, nga ai Lulzimi i penduar, kryedemokrati tha se Sali Berisha është pjesë e trekëndëshit të Bermudës. Pra, janë krejtësisht hipokrit, krejtësisht të pavërtetë, inkoherentë dhe si të tillë sigurisht që janë të pabesueshëm”.

Këtë ‘betejë’ mes dy politikanëve, Patozi e quan mëkat për Partinë Demokratike.

“Mëkati më i madh që ata kanë bërë ndaj Partisë Demokratike është që nuk bën një betejë të qytetëruar, ku njëri prej tyre të fitonte. Pra, nuk i dhanë Partisë Demokratike mundësinë që të verifikojë shumicën. Siç nuk ditën të duheshin, tani nuk po dinë as të ndahen”.

Të këshilluara

Serbia rifillon blerjen e armëve nga Rusia

Dy vjet pasi u paralajmërua se Serbia do të ndërpresë furnizimin me armë, zyrtarët janë duke kontraktuar dërgesa të reja nga Rusia. Këto marrëveshje vijnë në ko...

17:09

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI