Flash

Bylykbashi zbulon statutin e ri, beson se Berisha do ta bëjë PD akoma më demokratike

Lapsi.al 7 December 2021
Bylykbashi zbulon statutin e ri, beson se Berisha do ta bëjë PD akoma

Deputeti Oerd Bylykbashi, mbështetës i "Foltores" së ish-kryeministrit Sali Berisha, zbuloi detaje nga statuti i ri i PD, që pritet të miratohet në Kuvendin e 11 dhjetorit gjatë një interviste për Syri TV.

Bylykbashi tha se nuk do të ketë më funksione të komanduara në PD, por çdo strukturë do të zgjidhet me votë.

Rikthimi i primareve është gjithashtu një element i premtuar nga Berisha gjatë foltoreve dhe do të jetë në statutin e ri, tha Bylykbashi.

"Zoti Basha i ktheu organet kolegjiale që janë mbi të, më tepër si evente se sa organe efikase dhe vendimmarrëse. Ne do të kthejmë që më shumë se sa zgjedhja e organeve me organe ex officio, për shkak të një detyrë tjetër je edhe diku tjetër, do t'i kthejmë në organe që zgjidhen nga vota e partisë, nga vota e kuvendeve të degës, të cilët do të caktojnë se kush janë përfaqësuesit më lart. Ne do të vendosim instrumentin e referendumit. Do të ketë gjithmonë e më shumë referendume në parti për çështje të rëndësishme. Do të futen votimet primare, kandidaturat do të zgjidhen nga votat e anëtarësisë. Zgjedhjet në seksione, grupseksione, për kryetarin e degës, do të zgjidhen me një anëtar, një votë.

Pra, fuqizimi i anëtarësisë në përzgjedhjen e funksioneve politike të deleguara, fuqizimi i organeve kolegjiale, pra do t'i hiqen kompetencat ekzekutivit sidomos atij monokratik, do t'i dërgohen gjithmonë e më shumë kompetencat vendimmarrëse organeve kolegjiale, Kuvend, Këshill Kombëtar, Kryesi. Dhe sigurisht do të përpiqemi që në të gjithë këtë të kemi harmonizim dhe ndarje të qartë pushtetesh", tha Bylykbashi.

Të këshilluara

Gjendet një person i pajetë në Maliq

Një 39-vjeçar me inicialet A.L., është gjetur i pajetë në banesën e tij. Viktima jetonte i vetëm. Sipas policisë në trupin e viktimës nuk janë identifikuar shen...

19:41

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI