Një person i paidentifikuar është gjetur pa shenja jete në një kanal në fshatin Mujalli te Fierit. Dyshohet se ai është mbytur disa ditë më parë, ndërkohë që trupi u gjet vetëm sot.
Njoftimi i Policise
Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/11/WhatsApp-Video-2021-11-29-at-6.24.10-PM.mp4"][/video]