Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka takuar sot në Beograd presidentin e Sllovenisë Borut Pahor. Pas takimit, Vuçiç iu referua “heshtjes” së BE-së lidhur me deklaratat nga udhëheqësit e Kosovës dhe Shqipërisë për bashkimin kombëtar.
“Po të kishim përmendur një herë formimin e Serbisë së madhe, do të më varnin në Bruksel, por kur përmendet një Shqipëri e madhe, kjo është mirë, vetëm meqë ra fjala”, - tha Vuçiç sipas Koha.net
I pyetur nëse ka biseduar me Pahorin se pse BE-ja hesht ndaj deklaratave të zyrtarëve shqiptarë për formimin e Shqipërisë së Madhe, Vuçiç tha se Brukseli duhet të marrë një minutë e gjysmë për të reaguar ndaj deklaratave të tilla, por nuk ka asnjë reagim. ©LAPSI.al