Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka uruar në grupin e Whatsapp të komisionit parlamentar ku bën pjesë Ditën e Pavarësisë me një flamur ku shihet dhe portreti i ish-diktatorit Enver Hoxha.
Deputetët e PD, më konkretisht Enkelejd Alibeaj, e ka quajtur këtë urim si një turp, e në një postim në rrjete sociale thotë se duhet urgjentisht të bëhet dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare. Nga ana tjetër, reagimeve, Çela i është përgjigjur me fjalët “Rrituni për Shqipërinë që duam!”.
Debati ka eskaluar më tej, kur ndaj kritikave të deputetëve, Bujar Çela përgjigjet tekstualisht: "Më rruan leshtë kush s’me njeh mua dhe kohën!"
Për më tepër lexoni bisedat poshtë:



