Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

“Nuk ishte akt terrorist”/ Policia për ngjarjen në Deçan: Autori nuk ishte i vetëm

Lapsi.al 28 November 2021
“Nuk ishte akt terrorist”/ Policia për ngjarjen në

Nuk ka ende një përfundim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë në Kosovë ku një person i maskuar qëlloi me breshëri automatiku një autobus me nxënës në Gllogjan të Deçanit duke u marrë jetën shoferit dhe 2 prej tyre.

Policia e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione për autorin apo autorët duke ngritur dyshime se personi mund të mos ketë vepruar i vetëm. Hetuesit kanë ngritur disa pista, por përjashtuan çdo mundësi që kjo të konsiderohet një akt terrorist.

Të afërmit e nxënësve që humbën jetën treguan se breshëritë e automatikut filluan sapo autobusi është futur në fshat dhe shpjtësia me të cilin mjeti ka qenë mjeti ishte e vogël. Një prej dëshmitarëve që ka qenë në autobus ka treguar se në momentin kur ka ndodhur sulmi ka parë një person i maskuar.

“Kemi qenë duke udhëtuar me autobus. Na ka dalë një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajt drejt neve. Gjithçka ka ndodh shumë shpejt”, - ka thënë ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se në të gjithë vendin po zhvillohen aksione për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Aktualisht mund të flasim për një sistem të dy, përkatësisht tri pistave të mundshme të hetimit dhe të gjitha informacionet që jemi duke i mbledhur, por edhe provat materiale nga vendi i ngjarjes çojnë në këtë drejtim. Po flasim për një person, por me mundësi të ndërlidhjes edhe me persona të tjerë, që nënkupton se mund të ketë më shumë se një të dyshuar”, - tha Mehmeti. Për shkak të shiut ka qenë e pamundur kërkimi me qen, por kërkimet vijojnë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI