Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Takimi në Vatikan, Rama zbulon bisedën me Papën

Lapsi.al 27 November 2021
Takimi në Vatikan, Rama zbulon bisedën me Papën

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar bisedën me Papa Françeskun pas takimit në Vatikan. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se Papa flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme dhe shpreh mirënjohjen për rolin si faktor paqeje në rajon.

“Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, po edhe si një vend e një popull model solidariteti njerëzor, qysh me shpëtimin e hebrenjve e deri në ditët tona me mikpritjen për refugjatët afganë dhe përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët, duke përshëndetur gjithashtu bashkëpunimin më të ri mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza, në Tiranë” shkruan Rama.

Më rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri –Seli e Shenjtë, kryeministri Edi Rama me familjen zhvilloi një vizitë në Vatikan, nga ku dha lajmin se do të ndërtohet një Faltore në Tiranë për shenjëtoren Nënë Tereza. Kreu i qeverisë shqiptare i dha medaljen “Kordoni i madh me yll”, kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së tij.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI