Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

FOTOT/ Rama pranon kthimin e përmendores së Nënë Terezës, pas keqtrajtimit që iu bë veprave në Tiranë

Lapsi.al 27 November 2021
FOTOT/ Rama pranon kthimin e përmendores së Nënë

Disa vite më parë dy shtatore të Nënë Terezës, njëra e vendosur në sheshin me të njëjtin emër e skulptorit Thoma Thomai dhe tjetra e vendosur në aeroportin me të njëjtin emër, e skulptorit Luan Mulliqi u hoqën nga aty. Vendimi u mor pas zgjedhjes së Edi Ramës kryeministër dhe keqtrajtimi që iu bë veprave ishte skandaloz.

Rrjetet sociale u mbushën me foto nga oborri i QRVA-së në Tiranë, ku njëra prej statujave dergjej thuajse e braktisur mes plehrave. Njëri prej skulptorëve, Luan Mulliqi u shpreh i habitur për heqjen e veprës së tij nga hyrja e aeroportit.

“E vërteta është se nuk kam qenë zyrtarisht i informuar nga asnjë institucion, edhe pse si autorë është dashur qe të konsultohem së paku për çështje tekniko-profesionale gjatë zhvendosjes së shtatorës. Shpresoj që së shpejti do të marr ndonjë njoftim zyrtar nga institucioni, i cili ka marrë këtë vendim" u shpreh atëherë skulptori nga Kosova.

Më vonë vepra u degdis larg dhe u vendos në Qafë-Thanë.

Këtë të shtunë Edi Rama është takuar me Papa Franceskun dhe duket se Ati i Shenjtë e ka bindur kryeministrin të rikthejë shtatoren e Nënë Terezës bashkë me një tempull për të. Të paktën kështu ka njoftuar kreu i qeverisë nga Facebook, që nuk e shpjegoi kurrë se përse i hoqi të dyja përmendoret e Nënë Terezës që ishin në Tiranë.

"...duke përshëndetur gjithashtu bashkëpunimin më të ri mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza, në Tiranë" shkruan Rama, që ka thënë se vetë është katolik, madje është pagëzuar me emrin Paulin.

Dy statujat e Nënë Terezës, përkatësisht vepra e realizuar nga skulptori Thoma Thomai (fitues i çmimit të parë) dhe Luan Mulliqi (fitues i çmimit të dytë) u shpallën fituese nga konkursi i realizuar nga Galeria Kombëtare në vitin 2003./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI