Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Papa i dytë që viziton Greqinë/ Vizita historike pritet më 4 dhjetor

Lapsi.al 27 November 2021
Papa i dytë që viziton Greqinë/ Vizita historike pritet më 4

Megjithëse i vogël në numër, rreth 50.000 besimtarë gjithsej, kongregacioni katolik, por multikulturor në Greqi përgatitet për vizitën e dytë në vend të Papa Françeskut që do të mbërrijë në Athinë në 4 dhjetor duke u bërë Papa i dytë që viziton vendin me mbizotërim ortodoks grek që kur Skizma e Madhe ndau krishtërimin në Lindje dhe Perëndim gati një mijë vjet më parë.

At George Dagas, famullitar i Bazilikës së Katedrales Katolike të Shën Dionisit Areopagit:

Ai po vjen këtu si një shenjë e dukshme e unitetit për katolikët e gjithë botës, si dhe unitetit midis vetë të krishterëve, sepse edhe shumë ortodoksë kanë shprehur dëshirën për ta parë atë dhe për të marrë pjesë në Meshën e Shenjtë. Kjo është një gjë shumë e mirë për t’u ribashkuar përsëri, siç ishim në mijëvjeçarin e parë.

Anëtarët e korit në Katedralen Katolike të kryeqytetit e shohin vizitën e Papës në Athinë si një ëndërr të realizuar që përmban një simbolike të dukshme uniteti për katolikët, por edhe për të gjithë të krishterët.

Ioannis Panagiotopoulos, profesor në Shkollën Teologjike të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës:

Kjo është veçanërisht e rëndësishme, shumë e rëndësishme për ne dhe me vlerë të veçantë për të ardhmen, në mënyrë që të mund të ecim drejt asaj që është më e rëndësishmja nga të gjitha: uniteti i botës së krishterë.

Papa Françesku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, me kryepeshkopin ortodoks grek të Athinës, Ieronymos si dhe zyrtare te tjere te larte te shtetit,ndersa në programin e vizitës së tij përfshihen mesha ne Katedrale dhe takime me besimtare e studente.

Papa Gjon Pali II ka kryer vizitën e parë historike në kryeqytetin grek në vitin 2001 në një pelegrinazh 24-orësh, ndërsa Papa Francesku 15 vjet më vonë ka vizituar ishullin e Lesbos në kulmin e krizës migratore në një takim historik me kryepeshkopin grek Ieronimos por edhe me Patriarkun Ekumenik Bartolomeo./ TCh

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI