Flash

Del VIDEO/ Si u ekzekutuan Erigers Mihasi dhe Armando Dumani në Astir

Lapsi.al 24 November 2021
Del VIDEO/ Si u ekzekutuan Erigers Mihasi dhe Armando Dumani në Astir

Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24 ka publikuar sot pamjet e atentatit të 13 nëntorit në zonën e Asitrit në Tiranë, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari Erigers Mihasi dhe shoku i tij Armando Dumani, 26 vjeç.

Në pamje duket automjeti tip “Audi” i bardhë me të cilin lëvizte Mihasi dhe Dumani, ndërsa nga pas afrohet makina e autorëve dhe nga sedilja e pasme qëllohet në një distancë të afërt në pjesën anësore të makinës së viktimave. 13 plumba janë zbrazur vetëm mbi 32-vjeçarin Mihasi.

Ata janë ndjekur për disa metra nga autorët që kanë qëlluar nga njëra anë e “Audit” luksoz të identifikuar dhe me targat EM (Erigers Mihasi), i cili ishte shënjestra e atentatit.

“Audi” i bardhë, ku udhëtonin Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, ka ulur shpejtësinë teksa i afrohej zonës së njohur si ‘Dy rrathët’, ndërsa ora shënonte 19:26 minuta.

Në këtë moment, siç vihet re, në krah të makinës së viktimave vjen makina e autorëve, një automjet tip “Toyota” me ngjyrë të zezë nga ku autorët fillimisht e qëllojnë makinën e viktimave nga pas dhe më tej i dalin makinës së viktimave në krahun e pasagjerit, ku e qëllojnë sërish me breshëri kallashnikovi.

Krimi ndodh në pak sekonda. Siç vihet re nga pamjet, autorët janë ndihmuar të kryejnë atentatin edhe për faktin që pikërisht në atë moment, korsia ka qenë e lirë. Pas krimit shihet një autobus që ndalon dhe qytetarët të alarmuar që zbresin. /BalkanWeb

Të këshilluara

Gjendet një person i pajetë në Fier

Një person i pajetë është gjendur mbrëmjen e sotme në Fier. Sipas policisë bëhet fjalë për një 68 vjeçar i cili është gjendur i pajetë nga i vëllai. Fier/ In...

19:51

Emërohet drejtori i ri i Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj do të jetë drejtori i ri Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Emërimi i tij u bë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Maksim...

18:49

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI