Flash

Thrilleri i vrasjes së 8-vjeçarit/ Familjarët denoncojnë në polici një grua të moshuar me deklarata të njëjta si vrasësi

Lapsi.al 22 November 2021
Thrilleri i vrasjes së 8-vjeçarit/ Familjarët denoncojnë

Ndërsa kanë kaluar disa ditë nga vrasja e Mateos 8-vjeçar në fshatin Grecalli të Fierit, të tjera detaje e dyshime për krimin makabër dalin në dritë. Mësohet se familjarët e djalit, përkatësisht nëna dhe dy të afërme të familjes i janë drejtuar mbrëmjen e djeshme policisë së Fierit ku kanë denoncuar duke hedhur akuza se një grua, e afërme e familjes, mund të ketë dijeni mbi ngjarjen dhe këtë e bazojnë në disa qëndrime të saj gjatë gjithë këtyre ditëve.

Mësohet se disa deklarata të dhëna nga autori i ngjarjes, Klodian Çalamani, përpara se të zbulohej trupi i pajetë i 8-vjeçarit, janë të njëjta me ato të gruas, e cila sipas burimeve, është e madhe në moshë dhe banon fare pranë shtëpisë së 8-vjeçarit dhe asaj të autorit të ngjarjes.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se ka qenë pikërisht i njëjti person, gruaja, që i ka thanë familjarëve të Mateos se një makinë kishte kaluar në rrugën pranë shtëpisë e ndoshta mund të kishte lidhje me humbjen e Mateos, e njëjta deklaratë dhënë nga autori.

Gruaja për të cilën familjarët kanë dyshime pritet të merret në pyetje nga grupi i hetuesve për të hedhur dritë jo vetëm mbi ngjarjen, por edhe nëse ka pika kontakti me autorin e saj që mund ta përfshijnë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Sipas meteoalb: Zonat Perëndimore do të paraqiten me vranësira të shpeshta gjatë paradites duke gjeneruar herë pas here shira të izoluar, por pjesa tjetër e ven...

07:47

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI