Flash

Meta tregon momentin kur Basha iu lut "me lot në sy" për anulimin e protestës

Lapsi.al 22 November 2021
Meta tregon momentin kur Basha iu lut "me lot në sy" për

Presidenti Meta iu përgjigj akuzave të Lulzim Bashës për "trekëndëshin e Bermudave", një akuzë të cilën kreu i PD-së ia drejtoi Berishës, Ramës dhe Metës.

Presidenti tregoi se në qershor të vitit 2019, Lulzim Basha kishte njoftuar një protestë finale në datën 8 qershor, por duke qenë se nuk i kontrollonte më dot demokratët, i ishte lutur Metës me lot në sy të shpallte anulimin e zgjedhjeve.

"Në 2 qershor 2019 mbajti protestën e 7 të saj dhe paralajmëroi një protestë finale në datën 8. Gjuha e urrejtjes tregoi se Shqipëria rrezikonte paqen sociale dhe cënimin e stabilitetit.

Para mitingut të datës 8 Qershor, Lulzim Basha m’u lut me lot në sy që të anullonte protestën që kishte njoftuar vetë, sepse nuk e kontrollonte dot më popullin opozitar dhe për këtë do të ishte përgjegjës" tha Meta duke treguar se takimin me Bashën e kishte pasur në Gjermani dhe ku kreu i PD-së i "ishte ulur në gjunjë". Pas këtij takimi, Meta njoftoi dekretin e zgjedhjeve të 13 tetorit, që u shpërfill nga socialistët, por i dha mundësi Bashës të qetësonte demokratët dhe të shmangte përplasjet.

Meta tha se pas këtij dekreti, Basha nuk shkoi të regjistrohej për zgjedhjet e 13 Tetorit, megjithëse kishte rënë dakort që zgjedhjet të zhvilloheshin në këtë datë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI