Flash

Meta, i ashpër edhe me LSI: Djegia e mandateve idiotësi dhe çmenduri

Lapsi.al 22 November 2021
Meta, i ashpër edhe me LSI: Djegia e mandateve idiotësi dhe

“Djegia e mandateve nga opozita ishte vendimi me idiot, me i çmendur, me antikushtetues dhe me antishqiptar” – tha Presidenti i Republikës Ilir Meta.

“Opozita dëgjoi vetëm 2 diplomatë dhe bënë aktin e paligjshëm të dorëzimit të mandateve. Ilir Meta ka qenë kundër djegies së mandateve. Dhe për herë të parë po them që LSI ka qenë ajo që e ka penalizuar dhe dënuar Ilir Metën, duke e mbështetur këtë vendim të Lulzim Bashës” – tha Meta.

“Dua t'i them, çdo opozitari, të çdo partie, që pas bojkotit 6-mujor të opozitës nga parlamenti, ka qenë Ilir Meta, që i ka kthyer në parlament për ndryshimet ne buxhetin e arsimit, duke qene se studentët ishin në rrugë në grevë të plotë.

Kur lanë mandatet, nga Gjermania, nëpërmjet mediave atje, u kam thënë kjo është e papranueshme, opozita të bëj një hap pas dhe qeveria dy hapa. Në mënyrë antikushtetuese opozita dorëzoi mandatet dhe qeveria bashke me disa diplomate, vajtën në KQZ dhe zëvendësuan listat e deputeteve në kohë rekord.

E kam shpetuar PD nga ndarja ne dy parti gjate miratimit te reformes ne drejtesi. Ne 2005, e kam sjelle PD ne pushtet. Ne 2009, kam garantuar PD ne pushtet. Kam nje lidhje me PD sepse jam ne nje nga 30 studentet e pare te Levizjes se Dhjetorit, por nuk kam une detyrimin ta sjell PD ne pushtet, nese PD nuk do” – tha Meta në Syri Tv. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dy shqiptarët sulmojnë policët në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar në Ponzano të Italisë, pasi akuzohen se kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë. B.O 32-vjeç dhe D.A 33-vjeç, janë pikasur d...

20:21

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI