Flash

“Blackout”, loja në Tik Tok që po u merr jetën fëmijëve

Lapsi.al 22 November 2021
“Blackout”, loja në Tik Tok që po u merr jetën

Një nga lojërat sfiduese në rrjetin social “Tik-Tok” që quhet “Blackout” duket se është bërë shkak për vetëflijimin e fëmijës 13-vjeçar që u gjet pajetë në fshatin Golem të Lushnjës pak ditë më parë.

Në telefonin e viktimës, policia ka gjetur disa video dhe imazhe të errëta, ku persona të ndryshëm, përfshirë dhe fëmijë, aplikojnë sfidën e lojës “Blackout”. Ajo ka si qëllim arritjen e gjendjes së të fikëtit.

Kjo lojë ka shkaktuar dhjetëra viktima në moshë të re në disa vende të Europës, por rastet nuk kanë munguar edhe në Shqipëri.

Hetimet paraprake të policisë dhe prokurorisë së Lushnjës, tregojnë se 13-vjeçari ka dashur të bëhet pjesë e kësaj sfide. I mituri kishte në Tik Tok një profil me emrin “Bad Boy Team” ku postonte video me vrasje dhe dhune.

Pjesa më e madhe e të rinjve që e kanë provuar këtë sfidë, kanë përfunduar në tragjedi, duke humbur jetën. Nga ekspertiza mjeko-ligjore, e administruar tashmë në dosjen e prokurorisë, rezulton se i mituri ka ndërruar jetë për shkak të asfiksisë.

Në vendin ku u gjend i vetëvarur, familjarët gjetën dhe një thikë. I mituri dyshohet se ka tentuar të vetëvaret dhe më pas të presë litarin, por nuk ia ka dalë dot duke humbur jetën.

“…ky është një rast tragjik, që merr shtysë nga lojërat ekstreme që qarkullojnë në rrjetet sociale…” - thanë burimet pranë policisë së Lushnjës.

Hetimet tashmë nuk kanë një autor të dyshuar, pasi dhe personat që orientojnë të rinjtë për t’u bërë pjesë e këtyre sfidave në internet, janë virtualë.

Pasditen e 20 nëntorit 2021, Fëmija 13-vjeçar është gjetur nga familjarët i vetëvarur në dhomën e tij. Pasi e kanë kërkuar në lagje dhe e kanë thirrur disa herë ata kanë shpërthyer derën e mbyllur të dhomës.

Ky është rasti i dytë në pak kohë në Shqipëri. Në maj të këtij viti një 10-vjeçar nga Shkodra ndërroi jetë teksa xhironte një video në Tik Tok. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dy shqiptarët sulmojnë policët në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar në Ponzano të Italisë, pasi akuzohen se kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë. B.O 32-vjeç dhe D.A 33-vjeç, janë pikasur d...

20:21

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI