Flash

Basha i përgjigjet Metës pas konferencës: Po tenton përçarjen e PD-së

Lapsi.al 22 November 2021
Basha i përgjigjet Metës pas konferencës: Po tenton

Pas akuzave të forta të Ilir Metës se ishte Lulzim Basha që i bojkotoi protestat e qershorit të vitit 2019, kreu i PD është përgjigjur përmes një statusi në rrjetet sociale në profilin e Partisë Demokratike. Sipas Bashës, deklaratat e presidentit janë mashtrime.

"Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij" shkruhet në mesazhin e shpërndarë në Facebook.

Gjatë konferencës presidenti Meta tregoi se para protestës finale të 8 qershorit të vitit 2019, Basha i ishte lutur me lot në sy dhe i ishte ulur në gjunjë që ai ta ndihmonte për të frenuar demokratët që Basha vetë i kishte thirrur në protestë. Pas kësaj, Meta tha se u detyrua të nxirrte dekretin për zgjedhjet e 13 tetorit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI