Flash

Yuri Kim sfidon Berishën nga Tropoja: Të zgjedhim të ardhmen, jo të shkuarën

Lapsi.al 22 November 2021
Yuri Kim sfidon Berishën nga Tropoja: Të zgjedhim të ardhmen, jo
Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim u rikthye për të dytën herë brenda vitit në Bajram Curri të Tropojës. Në një postim në Instagram ajo thotë se kjo vizitë vjen si një premtim i mbajtur se ajo do ta hante atje Darkën e Falënderimeve, një festë e rëndësishme në SHBA. “Për amerikanët, Dita e Falënderimeve është koha e vitit kur shkojmë në shtëpi për të ndarë një vakt të veçantë me miqtë dhe familjen. Si dikush me rrënjë në mal, është e natyrshme dhe e gëzueshme për mua të “kthehem në shtëpi” në malësitë e Shqipërisë për Ditën e Falënderimeve” - tha Kim. Por kjo vizitë e Kim në Tropojë vjen në kulmin e përplasjeve me ish-kryeministrin Sali Berisha që pak ditë më parë tha se nuk do ta pranonte asnjëherë në zyrë nëse nuk kërkonte falje për deklaratën për barin. Kim thotë se SHBA mbështet të rinjtë. “Le të vazhdojmë të zgjedhim të ardhmen në vend të së shkuarës. Faleminderit banorëve të Tropojës për pritjen dhe mikpritjen tuaj të ngrohtë – jam mirënjohës që jam me ju!” – shkruan Kim. LEXO EDHE: Beteja që zgjat/ Yuri Kim dhe Berisha nxjerrin armët Ambasadorja ka vendosur që shpesh t’u përgjigjet akuzave të Berishës me nënkuptim. Pak ditë më parë ajo publikoi një foto duke lexuar librin “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”. ©LAPSI.al
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Të këshilluara

Dy shqiptarët sulmojnë policët në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar në Ponzano të Italisë, pasi akuzohen se kanë kundërshtuar me forcë efektivët e policisë. B.O 32-vjeç dhe D.A 33-vjeç, janë pikasur d...

20:21

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI