Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike është bërë shkak i debatit mes gazetarëve në emisionin “Të Paekspozuarit”. Gazetari Ylli Rakipi së bashku me gazetarin Ilir Babaramo kanë hedhur hipoteza se në Kuvendin që do të mbahet, do të plas sherri dhe dhuna. Ndërkohë që gazetari Arian Çani më tej ka vazhduar me hipotezat, duke shtuar dy pyetje nëse do të kishte vrasje dhe burgosje në fund.
Rakipi: Ky është sistem i jogarës. Pritet që të marrin edhe drunë për t’u rrahur me njëri-tjetrin këta.
Babaramo: Po aty do venë mo. Si Kongresi i LDK-së, kongresi i karrigeve pas vdekjes së Rugovës. E zgjidhen me karrige kush kishte trimat më të mëdhenj…
Çani: Në emër të kujt Basha apo Berisha mund të luftojnë për pushtet. Biseda bëhet interesante, nuk ka dramë dhe fillojnë marrin jetë hipotezat. A do ketë vrasje në fund? A do ketë burgosje?