Flash

Detajet/ Si u organizua atentati ndaj Mihasit në Astir, ekzekutorët dinin çdo lëvizje

Lapsi.al 14 November 2021
Detajet/ Si u organizua atentati ndaj Mihasit në Astir, ekzekutorët

Astiri u trondit mbrëmjen e djeshme nga breshëritë e kallashnikovëve që lanë pas dy viktima. Plumbat u morën jetën Erigers Mihasi, 32 vjeç dhe mikut të tij Armand Dumani, 26 vjeç, të cilët po udhëtonin me një “Audi A7”.

Nga përpikmëria e ekzekutimit, rezulton se autorët e sulmit kanë ditur çdo lëvizje të shënjestrave të tyre. Mësohet se autorët i kanë ndjekur nga pas viktimat për një kohë të gjatë. Mihasi dhe Dumani ishin ndaluar për kontroll rutinë nga policia tek Sheshi Nënë Tereza dhe më pas ishin lënë të lirë, por që kjo liri rezultoi vetëm disa minutëshe pasi u ekzekutuan disa kilometra më tej.

Kamerat e sigurisë rezulton se kanë filmuar ngjarjen në Astir ku është kapur edhe makina e autorëve. Fillimisht makina e autorëve “Toyota” e vjedhur me Greqi dhe me targa të vjedhura në Tiranë, shfaqet teksa ndjek nga pas “Audin” luksoz, tek Pallati me Shigjeta. Në pak minuta makinat shfaqen në Astir, ku pranë një semafori, fillimisht autorët hapin zjarr nga pas “Audit” ndërsa më pas i dalin anësore në krah duke gjuajtur të gjithë karikatorin e duke lënë të vdekur dy të rinjtë.

Mësohet se Mihasi i cili dyshohet se ishte edhe shënjestra kryesore e atentatit, kishte pak kohë që ishte kthyer nga Gjermania ndërsa autorët e kanë ditur këtë fakt dhe kanë nisur planin për eliminimin e tij.

Makina tip “Toyota” e autorëve u gjet e shkrumbuar në afërsi të Thumanës, ku brenda saj u gjetën edhe dy kallashnikovë që supozohet të jenë përdorur në vrasjen e dy të rinjve. Deri më tani nuk ka pasur gjurmë të autorëve të cilët dyshohet se mund të jenë me pagesë dhe profesionistë.

Pista kryesore që po hetohet është ajo e përplasjes mes bandave kriminale. Nga ana tjetër pistë hetimi është edhe përfshirja e emrit të Erigers Mihasi në një ngjarje kriminale të ndodhur disa kohë më parë në Laç ku u vra ish-polici Xhelal Reçi. Mihasi ishte një nga personat e dyshuar si të përfshirë në ngjarje, por në atë kohë ky i fundit rezultoi të ishte në Gjermani.

Të këshilluara

Arrestohet ish-shefi i policisë së Sarandës

Ish-shefi i policisë në Sarandë Ardian Nuna 64-vjeç është arrestuar ditën e sotme nga policia. Ai ka qenë në kërkim prej datës 9 korrik të këtij viti për shpërd...

11:25

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI