Flash

Policia i vihet ndjekje makinës, kap 39-vjeçarin me gjashtë emigrantë të paligjshëm

Lapsi.al 14 November 2021
Policia i vihet ndjekje makinës, kap 39-vjeçarin me gjashtë

Kishte mbushur makinën me emigrantë të paligjshëm dhe pse policia i ka bërë shenjë të ndalonte, ai ka shtuar shpejtësinë.

Bëhet fjalë për korçarin me Fatjon Muça, 39 vjeç i cili nuk i është bindur policisë, pasi në makinën tij ‘Opel’ kishte 6 emigrantë të paligjshëm.

39-vjeçari është kapur pas disa minutash ndjekje nga policia.

Detaje nga policia: 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të shtetasit F. M., 39 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve) pasi pranë kryqëzimit të fshatit Kapshticë, Devoll.

Ky shtetas është konstatuar duke lëvizur me mjetin tip “Opel” dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rrugore për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi.

Ata janë vënë në ndjekje të mjetit dhe bënë të mundur ndalimin e tij në fshatin Kurilë, Devoll dhe neutralizimin e shtetasit F. M., i cili po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, që kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Të këshilluara

Arrestohet ish-shefi i policisë së Sarandës

Ish-shefi i policisë në Sarandë Ardian Nuna 64-vjeç është arrestuar ditën e sotme nga policia. Ai ka qenë në kërkim prej datës 9 korrik të këtij viti për shpërd...

11:25

Rama: Do rrisim pagat për mësuesit

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Evis Kushi prezantuan ditën e sotme buxhetin e vitit 2022 për Ministrin e Arsimit. Kreu i qeverisë tha se mandatin e tretë n...

11:07

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI