Flash

Ftesa turistike fiktive shtetas nga Lindja e Mesme dhe i ndihmonin të largoheshi drejt BE-së, arrestohet i riu

Lapsi.al 14 November 2021
Ftesa turistike fiktive shtetas nga Lindja e Mesme dhe i ndihmonin të

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “THE INVITATION”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Arrestohet një 29-vjeçar dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, banues në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin e koduar “THE INVITATION”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit:

H. L., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij shtetasi sirian K. A., 40 vjeç, banues në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, siguronin ftesa fiktive për persona të ndryshëm të huaj kryesisht nga vende si Siria, Egjypti dhe shtete të tjera nga Lindja e Mesme për të ardhur në Shqipëri me justifikimin për qëllime turistike, të cilët më pas iu siguronin ndihmë për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u proceduan penalisht dhe 7 shtetas të huaj, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, konkretisht shtetasit:

A. A., 33 vjeç; A. A., 38 vjeç; B. B., 28 vjeç; A. A., 34 vjeç; A. A., 52 vjeç; A. I., 54 vjeç; A. M., 39 vjeç.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Arrestohet ish-shefi i policisë së Sarandës

Ish-shefi i policisë në Sarandë Ardian Nuna 64-vjeç është arrestuar ditën e sotme nga policia. Ai ka qenë në kërkim prej datës 9 korrik të këtij viti për shpërd...

11:25

Rama: Do rrisim pagat për mësuesit

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Evis Kushi prezantuan ditën e sotme buxhetin e vitit 2022 për Ministrin e Arsimit. Kreu i qeverisë tha se mandatin e tretë n...

11:07

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI