Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zbuluar për herë të parë se Partia Demokratike i kishte premtuar se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Partia Popullore Evropiane do të përshëndeste vendimin e opozitës për djegien e mandateve.
Në përgjigjen e saj për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili tha në emisionin “Open” se PD-ja i ofroi LSI-së, 15 mandate të sigurta për tu futur në një listë të përbashkët në zgjedhje, Kryemadhi zbulon edhe këtë prapaskenë.
“Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerëzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij,” - shkroi Kryemadhi. ©LAPSI.al